Telenews

Arrestohet bashkëshorti i gruas që u shpall e zhdukur, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka arrestuar sot bashkëshortin e Shqipe Zekajt nga Vasileva e Drenasit, e cila u shpall e zhdukur të enjten.

Policia kishte raportuar dje për Zekajn, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, mirëpo pak orë pas raportimit ajo ishte lajmëruar vetë në polici.

Zekaj, i ka thënë policisë se është kanosur dhe është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj.

“Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie”, tha policia.

Zekaj është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telenews.al/

Të ngajshme

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Valjeta Turkaj

Edhe kjo ndodh në Dubai: Së shpejti taksi ajrore

Valjeta Turkaj

Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona

Valjeta Turkaj