Telenews

Çka thuhet në raportin e policisë për vdekjen e afaristit Kryeziu?

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ai “është gjetur pa shenja jete”.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete  viktima mashkull kosovar. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Nga prokurori rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Paparaci kishte raportuar mbrëmë për vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu.

Kryeziu ishte pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’. /Telenews.al/

Të ngajshme

Shkup protestohet sot për krerët e UÇK që janë në Hagë

Erzana Fazliu

Hamza: Kurti s’e di prej nga i merr statistikat, rritja ekonomike më e vogla në vite

Erzana Fazliu

Aksident i rëndë në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës

KushtrimGuraj