Telenews

Ngritet aktakuzë ndaj dy vëllezërve Sallahu, kjo është arsyeja…

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’ ndaj Lulzim Sallahut, Naim Sallahut dhe firmës “SA – Sallahu” SHPK, e cila përfaqësohet nga Lulzim Sallahu.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se kundër të akuzuarit Lulzim Sallahu, është ngritur aktakuzë për veprat penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’.

“I pandehuri ‘’SA – Sallahu, Sh.p.k’’ (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar dhe aksionar 100 % L.S., akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, nga neni 415 paragrafi 1, lidhur me nenin 37 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Përpos Lulzim Sallahut, aktakuzë është ngritur edhe ndaj të dyshuarit tjetër Naim Sallahu, i cili akuzohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, nga neni 390 paragrafi 1 të KRPK-së.

Lulzim e Naim Sallahu ishin përfitues të tenderit për rregullimin e Rrugës A në Prishtinë, projekt ky që u ndërpre para pak ditësh nga Gjykata Komerciale e Kosovës.

Të ngajshme

Nga Prishtina në gjithë Kosovën – Makina që ju nevojitet është këtu

Erzana Fazliu

S.S. i dyshuar për krime lufte në Kosovë, del para gjykatës

Valjeta Turkaj

Gjykata e pranon kërkesën e ZPS-së, ia ndalon Thaçit vizitorët

Erzana Fazliu