Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga rradhët e Komunës së Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, gjatë ditës së sotme ka bërë një reagim të ashpër, drejtuar njërit prej dëshmitarëve serb në Gjykatën Speciale.
Tara me anë të reagimit, ka bërë me dije se hedh poshtë dëshminë e cila sipas tij është e fabrikuar dhe e mbushur me të pavërteta nga dëshmitari i Prokurorisë së Dhomave të Specializuara, Predrag Dedic, i cili ishte ftuar që të dëshmonte ndaj figurave kryesore të UÇK-së, transmeton Telenews.al
Për rastin me dëshmitarin në fjalë, Tara ka shkruajtur se është marrë ekskluzivisht vetë dhe rasti i tij është në përgjegjësinë e tij dhe jo të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit apo Jakup Krasniqit.
Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, në reagim ka treguar se si për rastin e Predrag Dedic, është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës dhe se për 4 orë ka deklaruar vetëm dhe absolutisht të vërtetën rreth rastit që pretendon Predrag Dedic, duke ftuar edhe kundër-dëshmitarë si gjenerali holandez Ton van Loon dhe drejtor i qendrës së OSCE në Rahovec, austriaku Walter Flesher.
Tara, tutje ka konfirmuar se deri më sot, nuk ka aktakuzë të ngritur as ndaj meje, as ndaj asnjë eprori apo ushtari të UÇK-se për rastin në fjalë dhe këto gënjeshtra e të pavërteta tani ky dëshmitar me prokurorinë po ja ngarkojnë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Krejt në fund, figura e respektuar nga Rahoveci dhe gjithë Kosova, thotë se mban përgjegjësinë e plotë për fjalën e tij publike si dhe kërkon nga Gjykata Speciale që të përballet me dëshmitarin dhe prokurorinë në çdo moment publikisht për të hedhur poshtë një dëshmi të mbushur me gënjeshtra dhe fabrikime siç është kjo e dëshmitarit në fjalë.
Reagimi i plotë i tij: