Telenews

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos

 

 

Distria Krasniqi në Montpellier të Francës, fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos. Medaljen evropiane, Distria e fitoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ishte bartëse e parë.

Në finale u mposht nga francezja Amandine Buchard, që ishte bartësja e dytë dhe medalistja olimpike, botërore e evropiane.

Finalja ishte e fortë, ndërsa u dominua nga Distria. Ajo kishte iniciativën vazhdimisht dhe kërkoi hedhjen. Në kohën shtesë, kur Buchard kishte dy dënime, një situatë në dukje e parrezikshme, vendosi fituesen.Buchard përfitoi nga lufta në dysheme dhe me mbajtje siguroi fitoren dhe medaljen e artë.

Deri në finale, Distria arriti me tri fitore. Në raundin e dytë e mposhti me dy uazari kroaten Ana Viktorija Puljiz, medaliste nga Evropiani i vitit të kaluar.

Në çerekfinale, Distria ishte më e mirë se xhudistja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva. Azerbejxhanasja pësoi tri dënime dhe kështu Distrisë i takoi fitorja me Ippon.

Në mënyrë të njëjtë fitoi në gjysmëfinales ndaj italianes shumë të suksesshme, Odette Giuffrida./Telenews/

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu