Telenews

Haziri për Kurtin: E konfirmoi që për të është e rëndësishme VV’ja e jo Republika

 

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar sot lidhur me raportimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, për propozimin e fundit mbi Asociacionin.


Haziri tha se dikur LDK-ja e ka detyruar Vuçiqin që të nënshkruaj, teksa ka thënë se Kurti nuk po mundet ta bëjë një gjë të tillë.

Kjo pasi sipas Hazirit, Kurti ka shkaktuar marrëveshje të përkohshme dhe e ka amnistuar Vuçiqin.

“Kryeminstri i VV-së nuk ka tradhtuar BE-në, ndoshta as Europën dhe as shqiptarët kudo që janë. Kurti ka tradhtuar besimtarët e majtë të VV-së, e ka tradhtuar vetvetën dhe do besimtarë që vetën e quajnë “guximtarë”, të cilët, po ashtu, kanë guxu me e tradhtu vetën e tyre, duke besuar që po ia bëjnë këtë LDK-së. LDK janë lojalista dhe mbeten instuticionilista përjetë. Per ne, de fakto Pavarësia e Kosovës ka ndodhur me 2 korrik 1990! Të gjitha proceset pas saj janë procese për njohje de jure”, ka thënë pos tjerash Haziri.

Postimi i plotë:

Nga debati parlamentar kryeministri Kurti konfirmoi se për të është me rëndësi VV dhe jo Republika

Sa për informatë, partia instuticionale LDK është siguruar me Gjykaten Kushtetuese dhe letrën garantuese të ish të dërguares së posaçme të BE-së për dialogun, Frederica Mogherinit, e cila ka garantuar sovanitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës e duke detyruar Vuçiqin të nënshkruaj, por që Kurti s’po mundet.

A e dini pse?

Sepse ka shkaktuar marrëveshje të përkoshme dhe ka amnistuar Vuçiqin nga detyrimi për pranim de jure të Republikës së Kosovës, ndërkaq krekoset për njohje de fakto.

Kryeminstri i VV-së nuk ka tradhtuar BE-në, ndoshta as Europën dhe as shqiptarët kudo që janë. Kurti ka tradhtuar besimtarët e majtë të VV-së, e ka tradhtuar vetvetën dhe do besimtarë që vetën e quajnë “guximtarë”, të cilët, po ashtu, kanë guxu me e tradhtu vetën e tyre, duke besuar që po ia bëjnë këtë LDK-së. LDK janë lojalista dhe mbeten instuticionilista përjetë. Per ne, de fakto Pavarësia e Kosovës ka ndodhur me 2 korrik 1990! Të gjitha proceset pas saj janë procese për njohje de jure.

Je i vetmi që tradhtove kauzën tuaj, besimtarët tuaj të VV-së,vpartnerët tuaj azgana dhe veten tuaj. Albin Kurti kryeminstër e tradhtoi Albin Kurtin opozitar!

Mos na shit mjegull neve institucionalistëve që Serbisë më 12 qershor 1999 ia kemi treguar largimin pa kthim nga toka e Kosovës!

Prej 17 shkurtit 2008 jemi sovranë në tokën tonë dhe të barabartë me familjet sovrane në botë.

Ka mbetur edhe pak punë që ju po zhagisni nga mosbashkëpunimi dhe mungesa e vizionit për një Kosove europiane e në NATO! Veç po na vononi, përndryshe kemi me mbrri aty me apo pa ty. Fati jonë është vendosur me 2 korrik!

Të ngajshme

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu