Telenews

Halimi i reagon Kurtit: Në vend se t’ia heq sanksionet vendit, shfaqet me krekosje

 

 

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas lëvdatave së tij me punët në politikën e jashtme.

Halimi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk ka logjikë që Kurti të lavdërohet me sukseset në diplomaci, ku Kosova është nën masa nga aleatët e saj.

E kryeministri Kurti, në vend se të lëvizë në kahun e duhur për t’ia hequr sanksionet që i prekin drejtpërdrejt qytetarët kosovarë, ai shfaqet me krekosje“, shkroi ajo.

Tutje, Halimi tha se asnjë shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, për dy vite e gjysmë në krye me Kurtin në qeveri.

Në dy vite e gjysmë mandat, nuk patëm asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E ta cilësosh aplikimin për sukses është absurditetNëse i kujtojmë gafat e panumërta të zëvendëskryeministres Gërvalla në deklaratat e saj të pamatura dhe të dëmshme për vendin, atëherë mund të konkludojmë se diplomacia kosovare është në qorrsokak.“, u shpreh ajo.

Të ngajshme

Aksident trafiku në magjistralen Deçan-Gjakovë – Publikohen pamje

Valjeta Turkaj

Zjarr i madh në disa lokale përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, dëmet kapin vlerën e 20 mijë eurove

Valjeta Turkaj

Hasani: Nëse Thaçi dënohet, të gjithë të tjerët janë të dënuar

Valjeta Turkaj