Telenews

Pse janë të rrezikshme ushqimet nga mikrovala

 

 

Mikrovala mund të jetë mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për ngrohjen e ushqimeve pas një dite të gjatë në punë, por ekspertët paralajmërojnë se këto ushqime të gatuara në mikrovalë mund të kenë pasoja të rënda në shëndet.

Sipas ekspertëve, kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë mund të çlirohejnë toksina kancerogjene.

Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij direkt në trup. Ata ushtrojnë forcë tek sistemi tretës dhe ai imunitar dhe mund të kenë pasoja të rënda tek fertiliteti, balancimi i hormoneve, tensioni i gjakut, shëndeti kardiovaskular, gjendja shpirtërore dhe dëshira për marrëdhënie seksuale.

Sa më shumë ta përdorni mikrovalën, aq më të ekspozuar jeni ndaj këtyre substancave kimike të dëmshme.

Po ashtu, shqetësuese është edhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezatimit të lëshuar nga mikrovala. Kjo mund të ketë efekte tek gjumi, përqendrimi dhe nivelet e energjisë.

Ekspertët rekomandojnë që t’i ngrohni ushqimet në mikrovalë me një enë xhami ose porcelani, për të shmangur toksinat kancergjene që lëshohen nga enët plastike./Telenews/

Të ngajshme

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Absurdi në Kërçovë, partitë shqiptare ndahen – kandidati maqedonas fiton më shumë vota

Donat Hashani

Gashi: Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë ankesën e Listës Serbe për Rashiqin, s’ka bazë ligjore

Donat Hashani

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, kush po prin në Prishtinë

Donat Hashani