Telenews

Ngjarje e rëndë: Kjo është 51-vjeçarja që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjakovë

 

 

Gazeta raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Burimet e Gazetës bëjnë të ditur se viktima është Duda Belaj, 51-vjeçare e cila kishte jetuar e vetme në shtëpi.

Burimet bëjnë të ditur se posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

LEXO EDHE KETE

I marrin mbi 1700 euro pagë, për tetë muaj deputetët miratuan vetëm 22 projektligje

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur edhe hetimet.

Rastin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, deklaron Policia./Telenews./

Të ngajshme

KONSONI më shumë se prodhim, një standard i ri në ushqim

Valjeta Turkaj

Katër dëshmitarë intervistohen për vrasjen e rëndë në Lipjan

Valjeta Turkaj

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

Valjeta Turkaj