Telenews

Tenton t’i arratiset policisë në mesditë, arrestohet dhe e sulmon policin në stacion

Një person është arrestuar të dielën në mesditë në Prishtinë pasi nuk iu ndal policisë dhe u arratis nga vendi i ngjarjes.

Por, i dyshuari u kap nga policia dhe u dërgua në stacion.

Në stacionin policor ai dyshohet se sulmoi një zyrtar, ka thënë policia në raportin 24-orësh.

“Lidhur me rastin i dyshuari është arritur të arrestohet dhe pasi është dërguar në stacion policor, i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët  i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telenews.al/

Të ngajshme

Dështimi për presidentin në ballinat e mediave të huaja: Zgjedhjet e treta brenda një viti

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj