Telenews

Ndërron jetë ish-truproja i Hashim Thaçit

Ai ka vdekur në një spital të Shkupit pas një sulmi në zemër.

Qallapeku ka qenë gjatë shumë vjetëve truproje e ish-kryeministrit gjegjësisht ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajmin e ka publikuar Ramiz Shala një politikan lokal i Skenderajt.

“Tarzani i Tigrave të Zi. Qallapeku ka qenë luftëtar i UÇK-së, i Brigadës 111 “Adem Jashari” i njohur me nofkën “Tarzani”, ka shkruar Shala në postimin e tij në Facebook.

“Triumfalisti i shumë betejave sot e humbi betejën me një sëmundje të shkurtër por të rëndë. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, miqve dhe shokëve. Lavdi jetës dhe veprës tuaj”, ka shkruar Shala, duke vazhduar “Përherë do të kujtojmë Ilir Tarzanin”.

Të ngajshme

Gushti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, në nivel global

Yllka Gashi

Rama thirrje VV-së: Votojeni nesër Kompaninë “Pastrimi”, Prishtina s’mund të jetojë në bërllog

Yllka Gashi

Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

Yllka Gashi