Telenews

Ndryshon moti nga sot, shihni parashikimin për Kosovë dhe Rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Fronti i ftohtë atmosferik do të kushtëzojë shtim masiv të vranësirave dhe reshje nganjëherë të dendura shiu. Temperaturat shënojnë ulje dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 12 gradë Celsius. Reshjet e shiut mund të fillojnë në Dukagjin orëve të hershme të mëngjesit në formë të rrebesheve ku priten edhe vetëtima dhe bubullimë. Në viset më të larta malose priten reshje shqote e bore.

Fronti i ftohtë atmosferik do të përshkojë edhe Shqipërinë, me vranësira të dendura dhe reshje shiu, lokalisht me rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Reshje e rrebeshe shiu sot parashihen edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.

Të entjen përmirësim i motit dhe rritje graduale e temperaturave. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe vende-vende me mjegull. Dita stabile dhe me intervale të gjata kohore me diell.

Nga e premta na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave. Fillimisht priten reshje lokale shiu e më vonë dhe të shtunën reshje shiu priten në tërë rajonin. Në viset e larta malore reshje të reja bore. /Telenews.al/

Të ngajshme

Masakra e Reçakut, paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte

Rrezarta Ramaj

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Rrezarta Ramaj

Rrahja në Vitomiricë, të përfshirë vëllezërit nga Peja, njëri polic e tjetri ish-polic

Rrezarta Ramaj