Telenews

Osmani, Kurti dhe Konjufca po përgatisin padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, janë duke e përgatitur padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media.

Ajo nuk ka zbuluar detaje rreth kësaj padie, por ka thënë se është duke u punuar në këtë drejtim

“Sa i përket padisë për gjenocid, është në programim qeverisës. Kurti, Osmani dhe Konjufca janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të japim detaje, por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, ka thënë ministrja Albulena Haxhiu. /Telenews.al/

Të ngajshme

Lushaku-Sadriu: S’ka dorëheqje nga LDK-ja

Valjeta Turkaj

Statistikat, çfarë veturash po importohen në Kosovë dhe kush po e dominon tregun

Valjeta Turkaj

Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë

Valjeta Turkaj