Telenews

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ja kush i prin sondazhit

 

 

Një vit para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ish-presidenti Donald Trump kryeson ngushtë me 49% në një sondazh të kryer nga CNN përballë Presidentit Joe Biden, i cili gëzon mbështetjen e 45% të votuesve të regjistruar.

Ajo çka bie në sy në garën e mundshme mes Biden dhe Trump, është se asnjëri nga kandidatët nuk është rritur në krahasim me sondazhin parardhës nga e njëjta kompani.

Gjithsesi, 51% e votuesve në mbarë Amerikën thonë se nuk ka asnjë shans që ata të votojnë për Biden. Pothuajse gjysma, 48%, thonë se nuk ka asnjë shans që të votojnë për Trumpin, dhe vetëm 2% që nuk po e mbështesin aktualisht thonë se mund ta votojnë.

Mbështetja e Biden në sondazh është dukshëm më e dobët në mesin e disa grupeve, ku në zgjedhjet e 2020 ai fitoi me diferencë të madhe. Ndër votuesit më të rinj se 35 vjeç, 48% mbështesin Trumpin dhe 47% Biden.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi i CNN: Trump kryeson

Të pavarurit politikë i japin 45% të votave Trump dhe vetëm 41% Biden. Votuesit me ngjyrë favorizojnë Biden, me 73% në favor të tij dhe vetëm 23% për Trump, ndërsa votuesit latinë ndahen 50% me Biden dhe 46% për Trump. Dhe në mesin e votuesve me ngjyrë në përgjithësi, 63% e votueseve femra mbështesin Biden, ndërsa 31% Trump. Sa i përket votuesve burra, ata ndahen në 49% për Trump dhe 46% Biden.

Të gjitha këto diferenca pasqyrojnë rënie të ndjeshme të mbështetjes për Biden në krahasim me exit poll-et e vitit 2020. Tanimë vetëm ¼ e amerikanëve (25%) thonë se Biden ka qëndrueshmëri dhe mprehtësi për të shërbyer në mënyrë efektive si president, ndërsa 53% mendojnë se Trump është i aftë të qeverisë si duhet.

Ajo çka është shqetësuese, lidhet me faktin se vetëm gjysma e demokratëve (51%) thonë se Biden ka mprehtësinë dhe qëndrueshmërinë për të shërbyer, krahasuar me 90% të republikanëve që rreshtohen në krah të Trump.

Performanca e punës së Biden në Shtëpinë e Bardhë aktualisht tërheq kundërshtime shumë më intensive sesa mbështetje të pasionuar. Kjo pasi, 42% e amerikanëve nuk e miratojnë fuqimisht performancën e tij, me vetëm 14% që e miratojnë fuqishëm. Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka të njëjtin vlerësim si Biden, 39% e miratojnë, ndërsa 61% nuk e miratojnë.

Sondazhi i ri po ashtu zbulon se 72% e të gjithë amerikanëve besojnë se gjërat në vend sot po shkojnë keq.

Shifrat në tërësi tregojnë se shanset për rizgjedhjen e Biden janë të ulëta dhe goditen nga vlerësimet thellësisht negative të miratimit, një ndjenjë e ndenjur se gjërat po shkojnë keq në Shtetet e Bashkuara, pakësimi i mbështetjes midis blloqeve kryesore të votuesve dhe një ndjenjë e përhapur se ai nuk është i gatshëm për këtë detyrë./a2cnn/

Të ngajshme

Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Donat Hashani

Rrahet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet (VIDEO)

Donat Hashani

Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, ja çka folën

Donat Hashani