Telenews

Ambasadori amerikan: BE kërkon që Asociacioni të themelohet urgjentisht, Kurti u shpreh i gatshëm

 

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, ka folur sot për draft statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se deklarata e vendeve të Bashkimit Evropian është bërë në gjuhë urgjente, që sipas tij, kjo duhet të përfundojë urgjent.

“Nuk ka asgjë sekrete sepse dokumentet e ndjeshme janë të bëra në fshehtësi sepse kjo mundëson marrëveshje dhe gjuhë të përbashkët, ka kohë kur publiku njoftohet. Në një kohë të përshtatshme publiku mund ta shohë. Në ‘deadline’, nëse e lexoni deklaratën e vendeve të BE-së, Franca, Gjermania dhe Italia, përdorin gjuhë urgjente, pra ka një urgjencë, nuk ka arsye pse nuk duhet Qeveria të vazhdojë tutje me këtë draft. Kryeministri ka shprehur gatishmëri që ta pranojë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky draft duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Hovenier ka thënë se besojnë se ky draft përmbushë këto kritere./Telenews/

Të ngajshme

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Valjeta Turkaj

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Ilir Meta: Që nga 2008 kam luftuar për votën e lirë

Valjeta Turkaj

Marrëveshja për pensionet, Meloni i dorëzon Ramës dokumentin: Shqiptarët përfitojnë nga 1 qershori

KushtrimGuraj