Telenews

Rasti “Dehari”: Prokuroria Speciale fton për intervistim Albulena Haxhiun

 

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale. Ftesa ka të bëj me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ministres Haxhiu iu bë ftesa në lidhje me postimin që ajo e bërri në përvjetorin e vdekjes së Deharit.

POSTIMI I PLOTË:

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.

Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!

Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.

Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.

Bashkëngjitur gjeni Autorizimin.

 

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj