Telenews

Sulmohet fizikisht U.D së drejtorit të minierës në Stan Tërg

 

 

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaça, ka qenë cak i një sulmi fizik mëngjesin e sotëm.

Gazeta mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në zyrën e Karaçës, teksa i dyshuari është punëtor i Trepçës.

Sipas burimeve të gazetes, rasti është denoncuar në Polici dhe të njëjtit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin./Telenews/

Të ngajshme

Ermal Fejzullahu dhe Lisi publikojnë këngën “Luje”

Erzana Fazliu

Zelensky arrin në Samitin Evropian në Tiranë

Valjeta Turkaj

Edhe sa kohë duhet të presim për këngën e Bardhit dhe Ronelës?

Erzana Fazliu