Telenews

Dua Lipa publikon hitin e ri “Houdini”, vjen me skena ‘të nxehta’ në klip

 

 

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është rikthyer me projekt të ri muzikor. “Houdini” mban titullin kënga e saj e re, e cila është prijëse e albumit të saj të ri në ardhje, që gjithashtu do të shënojë një epokë të re në karrierën e saj në vitin 2024.

Për këngën Dua ka punuar vet në bashkëpunim me autorët: Caroline Ailin, Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tobias Jesso Jr.

Klipi i këngës është mjaft tërheqës, në të cilin ajo shfaqet në një sallë vallëzimi duke kërcyer me një tufë balerinësh meshkuj, teksa vihet re edhe ndryshimi i saj drastik me flokë të kuqe.

Këngëtarja nga Kosova është kujdesur që të vë në pah linjat e saj atraktive trupore gjatë koreografisë, duke marrë kështu simpatinë e shumë shikuesve.

Dua Lipa ka qenë duke punuar gjatë gjithë vitit 2023 në albumin e saj të ri, i cili pritet të publikohet në vitin 2024.

Të ngajshme

Gjesti shfaqet pas një kohe të gjatë larg mediave, habit me pamjen

KushtrimGuraj

Bieberët transformohen në “The Incredibles” për Halloween

KushtrimGuraj

Kusari: Kosova po dështon të mbrojë gazetarët, të zbatohen obligimet ndërkombëtare e vendore

KushtrimGuraj