Telenews

Policia jep detaje për gjetjet mortore në Prekaz

 

 

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë të enjten se ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave, gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt.

Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

LEXO EDHE KETE

Jep dëshminë gruaja e 44-vjeçarit që u vra në Gjakovë

“Njësitet e DHKRL-së së bashku me komisionin qeveritar për persona të zhdukur dhe IML-në, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’ rast në fshatin Prekaz i Poshtëm, kanë gjetur mbetje eshtrave që dyshohet se janë të së paku tre personave, të cilët dyshohet se janë në listën e personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës së fundit në vitin 1999”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje raportohe se njësitet e angazhuara janë në proces të kryerjes së veprimeve të nevojshme./Telenews/

Të ngajshme

Rrustemi thotë se Kushtetuesja duhet ta autorizojë presidenten për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Donat Hashani

Përfaqësues nga kampi Bondsteel vizitojnë xhaminë në Prishtinë

Donat Hashani

Gucati: Kaq autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

Donat Hashani