Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mban konferencë për media, ku do të flitet për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci. (IKSHPK, ora 11:00)

Ambasada gjermane dhe ajo franceze në Kosovë përkujtojnë armëpushimin e 11 nëntorit 1918 që i dha fund Luftës së Parë Botërore. (Seksioni ushtarak i varrezave ortodokse në Arbëri, Prishtinë, ora 11:00)

Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 16:30)

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës në futboll (15 minuta e hapur për media). (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 17:00)

Konferenca për media e Kombëtares së Izraelit në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18:00)

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Izraelit në futboll (15 minuta e hapur për media). (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18:30)

Zhvillohet meçi për titull të kampionit të botës në Muay Thai (Tai boks), në mes të Luan Rudaj dhe Masoud Raeisi. (Palestra e Sporteve “Habib Zogaj” Malishevë, ora 16:00)

Mbahet edicioni i 11-të i “Vihuela guitar fest”. (Pallati i Rinisë, Salla e Atelies, Filarmonia e Kosovës, ora 20:00) /Telenews.al/

Të ngajshme

Përplasja e Osmanit me Kurtin, Musliu: Kosova nuk ka nevojë për ego politike në majë të shtetit

Valjeta Turkaj

Pas takimit me ambasadorët, Kurti niset për Prekaz

Valjeta Turkaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

Valjeta Turkaj