Edona James ka arritur të marr vëmendjen e publikut kosovar me paraqitjen e saj në spektaklin më të famshëm në vend, Big Brother VIP Kosova 2.
Një njeri i cili e kishte përkrahur vazhdimisht Edonën pavarësisht vendimeve të saja drastike për jetën e vet, ka qenë dhe është nëna e saj e cila së fundmi u deklarua për media.
Ajo foli për vendimin e Edonës për t’iu bashkuar BBVK dhe mbështetjen që e mori ajo nga familja për hyrjen në këtë spektakël.
“Është shumë e vërtetë, Edona më mori në telefon dhe më tregoi që ka marrë një ftesë për Big Brother VIP Kosova, dhe tha nuk e di a të shkoj, a të mos shkoj. Unë i thashë, Edonë po, shko, ti ke qenë edhe në emisione të Gjermanisë dhe e di që ia del. Le ta shohin njerëzit si ka qenë puna jote, dhe si është deri sot”, filloi rrëfimin nëna e Edonës.
Sa i përket pjesës së babait të Edonës, ajo rrëfen që pas ndarjes nuk kanë pasur keqkuptime.
“Ne jemi kuptuar shumë mirë dhe kemi pasur raporte të mira”, tregon nëna e Edonës.