Telenews

Borrell nesër mbledh ministrat e Jashtëm të rajonit

 

 

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell nesër kryeson një takim ministror BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftimin që BE-ja e ka shpërndarë edhe në “X”.

Njoftimit i është bashkuar një video e shkurtër, ku tregohet se cilat do të jenë temat e diskutimit.

“Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore”.

Aty thuhet edhe se “BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm si partnerë të besueshëm”.

“Përgjigja jonë ndaj sfidave aktuale gjeopolitike është solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 23 Maj

Erzana Fazliu

Nesër tentimi i 20-të për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit

Donat Hashani

Kurti: Masakra e Dubravës, dëshmi pamohueshme e krimit shtetëror serb

Donat Hashani