Telenews

Borrell sot takon ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

 

 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Siç njofton faqja zyrtare e BE-së, Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet nga kryediplomati evropian Josep Borrell./Telenews./

Të ngajshme

Kryeprokurori Gashi shkon në Kuvend pas kërcënimit me bombë

Donat Hashani

Loshi: Dikush ka thirrur dhe në anglisht ka thënë se një bombë do të shpërthejë për 10 minuta në Kuvend

Donat Hashani

Kërcënimi me bombë e ndërpreu seancën e paradites, Kuvendi mblidhet në mbrëmje (VIDEO)

Donat Hashani