Telenews

Një person vdes në Prishtinë e një në Podujevë, Policia jep detaje

 

 

Policia ka njoftuar se një person në Podujevë ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht.

“Hetim mbi vdekjen-  Podujevë / 12.11.2023 – 11:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”

Ndërsa në Prishtinë, një person është gjetur pa shenja jete.

“Prishtinë / 12.11.2023, 15:52. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor  kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”/Telenews/

Të ngajshme

Të shtëna me armë pranë Parlamentit të Serbisë, plagoset një person dhe digjet një tendë

Valjeta Turkaj

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës

Valjeta Turkaj

Prishtinë: Kapen me mbi 2 kg kokainë, një kosovar dhe një shtetas i huaj përfundojnë në mbajtje

Valjeta Turkaj