Telenews

Policia njofton se është dhunuar një vajzë në Gjakovë

 

 

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të dielën në orën 18:00, e viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe do të dërgohet për ekzaminim në mjekësinë ligjore .

Rasti është iniciuar si “dhunim” dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë./Telenews/

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Shkodër, dyshohet për një të plagosur

Valjeta Turkaj

Moti këtë javë: Tri ditë diell, të enjten reshje shiu

Erzana Fazliu

Ngjarjet ditore

Erzana Fazliu