Telenews

Çitaku: Gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon VV

 

 

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosja, për investimet kapitale duke thënë se, shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të qeverisë janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake.

Çitaku ka thënë edhe se projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja

Postimi i plotë:

Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kesaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake.

Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja.

Sipas raporteve kredibile, janë mu keto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane.

Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen. /Telenews/

Të ngajshme

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

Donat Hashani

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Donat Hashani

Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

Donat Hashani