Telenews

Kurti s’ju jep shpresë policëve para takimit për rritje të shtesave

 

 

Ende nuk është caktuar ndonjë datë për takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me Sindikatën e Policisë së Kosovës, për të diskutuar dhe gjetur ndonjë zgjidhje rreth kërkesave të policëve për pagat dhe shtesat e rrezikshmërisë.

Kështu tha për Klankosova.tv, kryetari i Sindikatës së Policisë Imer Zeqiri.Zeqiri tha se pret reflektim pozitiv në kërkesat e parashtruara.

“Por, nuk mund të paragjykojmë se a do të ketë rezultat”, tha ai.

Kryesindikalisti i policisë shtoi se pas takimit do të shikohen hapat e tjerë që do të ndërmerren.

“Nëse nuk ka rezultat do të veprohet sipas kërkesave dhe vullnetit të pjesëtarëve të policisë”, tha i numri një i SPK-së.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, konfirmoi të martën për Klankosova.tv  se takim mes palëve do të ketë gjatë kësaj jave dhe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur vullnet për takim.

“Takimi është paraparë për këtë javë dhe këtë javë do të mbahet. Kryeministri tashmë ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij. Tani është vetëm çështje e agjendës, për çka do të njoftoheni me kohë”, tha Kryeziu për Klankosova.tv

Por, Kurti mbrëmë s’iu dha shpresë policëve me deklaratën e tij në ATV.

Ai tha se 150 euro s’janë pak për shtesa.

“Unë do t’i takoj po sa të kthehem, do të thotë këtë javë që vjen dhe kjo 150 euro është. deri vonë kemi pasur pagën minimale për personat nën 35 vjeç 130 euro, për ata mbi 35 vjeç i kemi pasur 170 euro. Kjo është shtesë e rrezikshmërisë dhe rrezikshmërinë ne do ta zvogëlojmë jo veç me shtesa, por me pajisje gjithnjë e më moderne për pjesëtarët e Njësisë Speciale Internuese për të cilët unë jam shumë mirënjohës për kontributin që japin, por zgjidhja duhet të jetë racionale në Kosovë dhe nëse e shikoni me e krahasu me bruto produktin vendor për kokë banori, është mbi vendet e Evropës Perëndimore”, tha Kurti.

Çka po kërkojnë policët?

Para dy javësh, njësitet elitare të policisë së Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës duke shprehur pakënaqësi rreth shtesave të rrezikshmërisë.

Ata bën thirrje që kërkesat e tyre të plotësohen.

Lidhur me pagat e shtesat, pakënaqësi ka pasur edhe tek sektorët e tjerë të policisë.

Kërkesat e Sindikatës së Policisë drejtuar Qeverisë janë:

1. Ligji i pagave;

2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë;

3. Shtesa për punë të veçantë;

4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil;

5. Shujta mujore;

6. Shpërblimi pë fund vit për performancë të mirë;

7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit;

8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para;

9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor;

10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës./Telenews/

Të ngajshme

Kurti: Vuçiq synon hakmarrjen, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë

KushtrimGuraj

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu