Telenews

Pamjet e para të spitalit në Gazë brenda të cilit janë futur ushtarët izraelitë

 

 

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e parë që pretendohet se është filmuar në spitalin al-Shifa, spitalin më të madh në Rripin e Gazës, brenda të cilit është futur ushtria izraelite.

Sipas dëshmitarëve që gjenden në spital, ata thanë për BBC se tanket dhe njësitë elitare të izraelitëve janë futur në njësinë kryesor – pra atë të emergjencës.

E nga Shtëpia e Bardhë është bërë e ditur se pacientët duhet të mbrohen, transmeton Telegrafi.

“Nuk duam të shohim shkëmbim zjarri në spital”, është dhënë nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Personi që postoi videon në rrjetin social X, pretendon se ushtarët izraelitë kanë shtënë me armë brenda spitalit.

Manuel Fabian, raportues i luftës i Times of Israel, ka njoftuar se IDF-ja izraelitë po vazhdon të kryej “operacionin preciz dhe të shënjestruar” brenda al-Shifa.

Sipas pretendimeve të IDF-së, trupat izraelite gjatë mbrëmjes së kaluar kanë zhvilluar betejë të ashpër kundër Hamasit jashtë spitalit, ku kanë hasur në mjete të ndryshme shpërthyese.

Madje thuhet se disa militantë të Hamasit janë vrarë. E nga IDF-ja u theksua se ushtarët izraelitë kanë sjellë në spital inkubatorë për foshnjë dhe pajisje medicinale për personelin.

“Ekipet mjekësore dhe ushtarët që flasin në gjuhën arabe janë në terren që të sigurohen që të ofrojë ndihmën e nevojshme./Telenews/

Të ngajshme

Mbretëria e Bashkuar i sjell në Kosovë 300 ushtarë për “stërvitje rutinore” me KFOR’in, rrinë deri në fund të tetorit

Donat Hashani

Punime nga KEDS sot, këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani