Telenews

IPK me aksion në qytetin e Vitisë

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një zyrtar policor në Viti nën dyshimet për kanosje.

Zyrtari policor i arrestuar dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë të KEDS-it në Viti të cilët kanë qenë në detyrë dhe të asistuar edhe nga një njësi policore.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky është njoftimi i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot pasdite një zyrtar policor në Viti me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje” dhe “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Inspektorati Policor sot në orët e pasdites kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë KEDS-it në Viti të cilët kanë qenë në detyrë dhe të asistuar edhe nga njësi policore.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta