Telenews

Ushtarët e FSK-së mësojnë nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së

 

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar se si ushtarët e FSK-së gjatë tetorit janë trajnuar nga një ekip i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane.

Ambasada amerikane shkruan se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së, për ta bërë atë ushtri profesionale.

“Gjatë gjithë tetorit, një ekip nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së udhëzoi partnerët tanë të FSK-së për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.

“SHBA-ja është e përkushtuar të mbështesë planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë profesionale, multietnike, ndërmjet NATO-s, mbrojtëse territoriale, subjekt i mbikëqyrjes civile. #BashkëMëTëFortë”, thuhet në postim.

Të ngajshme

Përditësohen të dhënat për gjendjen në pikat kufitare – Pritje deri në kaq minuta për të dalë nga Kosova

Donat Hashani

Lihet në burg 67-vjeçari për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të 12 vjeçares në Pogradec

Donat Hashani

Kuota gjinore – vendimtare për listën e GP të AAK-së

Donat Hashani