Telenews

“Pe don pushtetin, pe bon Zajednicen” pamje të aksionit të PSD në Ulpiana Forum kur Kurti merr fjalën

 

 

Partia Socialdemokrate (PSD), të enjten ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi nisi fjalimin te “Ulpiane Forum”.

Aktivstja Donjeta Demolli në pankartë ka shkruar “pe don Zajednicën” si dhe “po e don pushtetin”.

Për këtë aksion ka lëshuar komunikatë PSD-ja, pasi Demolli është shoqëruar në polici.

“Para pak qastesh PSD-ja ia ndali fjalimin Kryeministrit duke ia lëshuar me zmadhues veten e tij kur e mohonte Zajednicën. Sot, për ta ruajtur pushtetin e vet, Zajednicën po ia sjell Kosovës. Nuk do të ketë normalitet me Zajednicën në Kosovë, e me Albin Kurtin kryeministër!”, thuhet në komunkatë.

Ndërkohë, aktivistja tjetër Natyra Kuçi, ka thënë në një prononcim për T7 se “nuk kanë qëllim ta dëmtojnë Kurtin fizikisht”.

Sipas saj “Kurti është zhveshur nga të gjitha zotimet”, duke shtuar se “ka shtuar sigurinë rreth tij për të penguar aksionet opozitare”. /Telenews/

Të ngajshme

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja ndaj Rusisë

Valjeta Turkaj

Kallas: SHBA-ja duhet të veprojë nëse Rusia nuk pajtohet rreth armëpushimit

Valjeta Turkaj

Shqiptari humb jetën në Itali, shtypet nga kamioni në kantier ndërtimi

Valjeta Turkaj