Telenews

Molliqaj thotë se është arrestuar aktvistja e PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se arrestimi i aktivistes Donjeta Demolli është i papranueshëm.

PSD-ja përmes një aksioni tentoi t’ia ndërpriste fjalën e kryeministrit Albin Kurti gjatë “Ulpiana Forum”, të enjten.

”Pe bon Zajednicën, pe don pushtetin”, ishte parulla.

”Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë”.

“Por Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti. Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli”, thuhet në reagimin e Molliqajt. /Gazeta Telenews/

Të ngajshme

Rashiq thotë se preferon një koalicion LVV-LDK për formimin e Qeverisë

Erzana Fazliu

Vazhdon numërimi në 34 komuna, shfaqen telashe me internet në tre prej tyre

Erzana Fazliu

Numërohen mbi 99% e votave për asamble në Mitrovicë, PDK-ja 18% para VV-së

Erzana Fazliu