Telenews

Policia arreston edhe aktivistin tjetër të PSD-së

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe aktivistin Gëzon Kastrati, shkruan Insajderi. Kështu ka bërë me dije kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati. Përderisa përfunduam aksionin sonte me sukses, përveç Donjetës, policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati pa asnjë paralajmërim përderisa ishte në një nga rrugët afër stacionit policor”, shkroi ai në Facebook.

“Nuk kemi si ta shohim ndryshe përpos si tendencë për disiplinim të kundërshtarëve. Tash që Zajednica po përparon, kundërshtarët po tentojnë t’i heshtin. Nuk do t’ia dalin”, vijon shkrimi i Molliqajt./Telenews/

Të ngajshme

Zvarritja e qarkores buxhetore, komunat pa mundësi të hartojnë buxhetin

KushtrimGuraj

Zogaj: Gërvalla e pranoi që ka bashkëpunuar me Prokurorinë në Hagë deri në vitin 2018

KushtrimGuraj

Trump i krahason Zelenskyn dhe Putinin me “vajin dhe uthullën”

KushtrimGuraj