Telenews

Paralajmërohet protestë nga Burgu i Sigurisë së Lartë

 

 

Burgu i Sigurisë të Lartë që është në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka reaguar për mosndarjen e shtesave të rrezikshmërisë nga Qeveria Kurti, duke paralajmëruar protesta.

Në reagimin e tyre, ata janë shprehur se ndjehen të zhgënjyer me anashkalimin që i është bërë këtij institucioni dhe shërbimit të tyre.

Ata kanë thënë se ndihen kështu pasi dihet që pranojnë shumë kansoje nga më të ndryshmet dhe rreziqe në baza ditore gjatë kryerjes së detyrës.

“Ndoshta një reagim i tillë do të duhej të vinte nga sindikata e Shërbimit Korrektues por arsyet e mosreagimit të tyre le t’i thonë ata publikisht, prandaj ne si institucion elitar i Shërbimit Korrektues të Kosovës reagojmë dhe paralajmerojmë protesta për anashkalimin nga ana e qeverisë së Rep. së Kosovës në ndarjen e shtesave për rrezikshmërinë në punë”, thuhet në reagim./Telenews/

Të ngajshme

Qeveria thotë se BE-ja i ka të gjitha arsyet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Donat Hashani

LDK pritet t’i marrë edhe një deputete Vetëvendosjes?

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani