Telenews

Këto ngjarje pritet të ndodhin sot në Kosovë

 

 

Më poshtë keni ngjarjet e ditës, 17 nëntor 2023

09:30
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizon Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” që synon të avancojë marrëdhëniet ndërmjet qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës dhe zhvillimit ndërkombëtar. Merr pjesë ministrja, Donika Gërvalla. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

09:30
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban ceremoninë e eventit “Ditët e Gjyqësorit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

09:30
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon “Konferencën e IV shkencore ndërkombëtare në edukim fizik, sport dhe shëndet”. (Amfiteatri i Administratës Qendrore të UP-së)

10:00
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Komunës)

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Artin dhe Kulturën. (Kuvendi i Kosovës)

10:00
Tempulli në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS) dhe Institutit për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, shënojnë Ditën Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet në Trafikun Rrugor, përmes dhurimit të gjakut. (Qendra për Transfuzionin e Gjakut)

10:30
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë organizon tryezën ndërparlamentare të komisioneve për punë të jashtme dhe komisioneve për integrim evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Kuvendi i Kosovës, N506)

 

Të ngajshme

Kurti: Vuçiq synon hakmarrjen, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë

KushtrimGuraj

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu