Telenews

Ndahet nga jeta zyrtari i Shërbimit Korrektues

 

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një zyrtari i këtij institucioni, Nexhat Sllamniku. Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHKK-ja ka bërë të ditur se Sllamniku ka dhënë një kontribut të madh në këtë institucion, derisa u është shprehur ngushëllime familjarëve.

“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sllamniku të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftim./Telenews/

Të ngajshme

Horoskopi ditor

Erzana Fazliu

Çeku akuzon Ramën se tentoi të mashtrojë një investitor – ky ia tregon kërkesën që iu refuzua nga Ministria e Sveçlës

KushtrimGuraj

Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: E bëri grupi i Radoiçiq

KushtrimGuraj