Telenews

Këngëtari i njohur kosovar sot vizitoi drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Reperi i njohur Mozzik, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka vizituar Kadri Veselin në Hagë, duke thënë se vizita atje është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët.

Përmes një postimi në Facebook, Mozzik është shprehur se djemtë që atëherë me armë e morën rrugën për të çliruar Kosovën, sot po rrinë në burg, duke paguar çmimin e kësaj.

“E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastër e UÇK-së, lutem që rinia të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë”, është shprehur ai.

Tutje, Mozzik tregoi se me Veselin kanë biseduar për gjëra frymëzuese dhe kanë kaluar kohë të mirë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Alba Vukaj mahnit me linjat e përkryera, publikon imazhe nga pushimet në Itali

Valjeta Turkaj

Luizi dhe Kiara ndajnë lajmin e madh për ndjekësit

KushtrimGuraj

Nuk durohet pa e thumbuar, Santiana me poza të nxehta ka një porosi për Patrisin (Foto)

Donat Hashani