Telenews

Shpërndahen mjete mbrojtëse për gazetarët

Sot është bërë shpërndarja e mjeteve mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, të dhuruara nga FPU dhe RSF – me ndërmjetësimin e zyrtares ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari.

Mjetet mbrojtëse, jelekë antiplumb, helmeta dhe pakoja e ndihmës së parë, janë shpërndarë te 20 medie (televizione dhe portale), që kanë raportuar nga pjesa veriore e Kosovës.

Shpërndarja e këtyre mjeteve mbrojtëse u bë në Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët e së cilës treguan gatishmëri dhe bashkëpunim të mirë gjatë gjithë procesit, në koordinim me zyrën përkatëse në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas nevojës, AGK-ja, do të vazhdojë të kërkojë mbështetje të kësaj natyre nga organizatat partnere ndërkombëtare. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, kjo është partia prijëse në kryeqytet

KushtrimGuraj