Telenews

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, nëna dyshon se ka ikur me një person

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mëngjesin e djeshëm një grua në Prizren, e cila ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.

Gazeta mëson se sipas dyshimeve të nënës, 15-vjeçarja është larguar me një person me të cilin ishte në kontakt të vazhdueshëm tash e një kohë.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./Telenews/

Të ngajshme

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një magazinë armësh në veri të Gazës

KushtrimGuraj

Raportimet se Sylejman Meholli i VV’së e ka kërcënuar Ferit Idrizin, Policia thotë se ka pranuar informatë për kanosje- detaje

KushtrimGuraj

“Rrini në linjë”, këshilltari i Osmanit paralajmëron njohje të reja me një foto nga Siria

Donat Hashani