Telenews

Rama uron Abdixhikun për rizgjedhjen kryetar i LDK-së

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Lumir Abdixhikun me rastin e rizgjedhjes kryetar i LDK-së për katër vitet e ardhshme.

Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i bindur se Abdixhiku do të realizojë vizionin e tij për një shoqëri të mirë, ekonomi më të fortë.

“Urime të përzemërta Lumir Abdixhiku për rizgjedhjen si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Jam i bindur se do të realizoni vizionin tuaj për një shoqëri më të mirë, ekonomi më të fortë dhe përparim në çdo fushë të jetës”, ka shkruar Rama.

Të ngajshme

Ahmeti i jep tender të negociuar mbështetësit të tij

Donat Hashani

U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

Donat Hashani

KRU “Prishtina” tregon arsyen e rëndimit të furnizimit me ujë

Donat Hashani