Telenews

Kurti në kundërshtim me Kushtetutën, shprehet i gatshëm të lejojë hapjen e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës

 

 

“U ritheksua se qytetarët serbë të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën Ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare”, shkruan Telenews.

Ky është qëndrimi i tre drejuesve shtetërorë, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i shprehur bashkarisht para ambasadorëve të QUINT-it (ShBA, Britani, Gjermani, Francë dhe Itali) më 14 janar 2022, të cilët po i kërkonin atyre që shteti i Kosovës të lejojë mbajtjen e referendumit serb edhe në Kosovë

Këtë qëndrim, kryeministri Albin Kurti nuk e ka rilexuar kur i ka shkruar një letër shefit të OSBE-së në Kosovë.

Ende pa u bërë dy vite nga ky qëndrim i përbashkët, i njëjti nuk ka më vlerë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka shprehur gatishmërinë ambasadorit Davenport, që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 17 dhjetor 2023 edhe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Për këtë, ai ka thënë se duhet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Telenews.

“Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju tërheq vëmendjen edhe në kornizën e re ligjore, e cila është ndërtuar mbi praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Lidhur me të njëjtën dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në letrën e Kurtit, e publikuar nga media më 19 nëntor 2023.

Kjo deklaratë e kryeministri Kurti shpreh qartë gatishmërinë e tij që të lejojë serbët të votojnë “jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë”. Kjo do të thotë se do të bëhet e mundur edhe hapja e qendrave të votimit në vendbanime të serbëve në Kosovë. /Telenews/

Të ngajshme

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

KushtrimGuraj

Shala: Gjykata Speciale po i lë padrejtësisht të mbyllur ish-krerët e UÇK-së

KushtrimGuraj

Në New York festohet 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Erzana Fazliu