Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë kanë nisur para seancës plenare, ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2024.

Deputetët të cilët mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, janë përplasur me gardistët.

Një prej tyre ishte dhe Gazment Bardhi, i cili i tha gardistëve që t’i hapin rrugën, që të shkonte te foltorja e Kuvendit, aty ku qëndronte Berisha, i cili kërkonte të merrte fjalën.

“Ku është ajo mashtruesja, që tha nuk ka urdhër garde? Ku është ajo mashtruesja”, ishin disa nga fjalët e Bardhit.