Telenews

“Është një këngë e tmerrshme”, ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Çohu Adem”

 

 

Ish-Ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani nga Shqipëria, ka kritikuar ashpër këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

Sipas tij kënga “Mora Fjalë” është e tmerrshme.

“Po ajo është një këngë e tmerrshme, “Çohu Adem, palidhje, ska lidhje, zero”, është shprehur Manjani.

“Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani.

Më tutje ai ka kërkuar ti shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit. “Mund të më shpegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Palidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.

Rikujtojmë se Shkurte Fejza e këndoi këngën mora fjalë me 12 tetor të këtij viti në stadiumin ‘Air Albania’, derisa në Arenën Kombëtare pritej të zbarkonte Çekia.

Kënga “Mora Fjalë” është shumë e dashur për shqiptarët, kjo është vërejtur edhe gjatë përformancës së Shkurte Fejzës në “Air Albania” ku është ndezuar atmosfera gjersa të gjithë tifozët këndonin bashkë me këngëtaren, por sipas ish-Ministrit të Drejtësisë kjo këngë është e tmerrshme.

Të ngajshme

Zbardhet dëshmia e turistes italiane që u abuzua seksualisht në Durrës: E shtyva disa herë, por nuk u ndal

Erzana Fazliu

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për fajde dhe shpëlarje parash

Erzana Fazliu

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Erzana Fazliu