Kryeministri Albin Kurti si duket ka një afrimitet të kahmotshëm me Gani Jakpin, ekspertin që do t’ia gërryejë buxhetit të Kosovës 90 mijë euro vetëm për një vit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës paguan 7500 euro në muaj, Gani Jakupin, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’. Jakupi jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’.
E me ‘këshilltarin e jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’ Gani Jakupin,i cili paguhet 90 mijë euro vetëm për një vit, Kurti ka një raport të afërt. Para 2 viteve kreu i Qeverisë kishte postuar një foto ku shihej me gruan e tij, dhe takimin e parë me tashmë të njohurin Gani Jakupin. Ku madje edhe i ka cilësuar ‘mbresëlënëse’ veprat e Jakupit.
Në vitin 2021 Kurti përmes një postimi në rrjetin personal ‘Instagram’ kishte kujtuar kohën kur sapo ishte liruar nga burgu, duke treguar se vepra e Gani Jakupit e ka ndihmuar ta kuptojë jetën e popullit të Kosovës gjatë 1999-tës.
“Ganiun fillimit e kam lexuar, e pastaj e kam takuar. I sapo liruar nga burgu dhe në kërkim të njohurive, për kohën që s’isha as në Kosovë dhe as i lirë vepra e tij mbresëlënëse “imazhi i fundit” (kthimi në Kosovë) , më funskioni aq mirë si kompenzim, duke më lënë të kuptoj gjendjen shpirtërore dhe përvojat jetësore të popullit tonë në Kosovën e lirë gjatë verës dhe vjeshtë së vitit 1999″, kishte shkruar Kurti gjatë 2021-tës, duke treguar afërsinë me Gani Jakupin.
Nga përshkrimet online që i bëhen z.Jakupi, referencën më të shpeshtë rreth tij, mund ta gjeni të përmbledhur kështu: ‘ai është një artist shumë-dimensional’.
I njëjti person që do merr pagë prej 7500 euro, para tre viteve në një intervistë kishte thënë se politika e Kosovës para ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë si biznes familjar.
“Në Kosovën nuk jam interesuar për një arsye të thjeshtë. Deri me paraqitjen e VV-së ka qenë gjithmonë si ‘family business’. Politika ka qenë si ‘family business’. Janë marrë vesh ndërmjet vete qysh po i ndajmë gjërat, cila mu e cila ty, kush më shumë e kush më pak. Nuk po bëjë propagandë për VV-në. Por besoj është shumë e shëndetshme, jo vetëm për Kosovën“, kishte deklaruar ai për DESKUN në KTV në vitin 2020.
Madje ai kishe këshilluar se si të ‘kritikohet’ VV-ja.
“Në njëfarë mënyre i kanë sha sa kanë mujt VV-në e tash duhet të bëjnë edhe politikë ama politikë të vërtetë. Është shumë mirë me e kritiku VV-në, por duhet argumente, duhet të jetë kritikë e vërtetë, e jo vetëm me sha e fye”, kishe pohuar ai po në atë intervistë./Telenews/