Telenews

Matoshi: Prokuroria duhet me zbarku në FFK

Pas rezultateve të dobëta të kombëtares së Kosovës në futboll, analisti Halil Matoshi ka kërkuar që Prokuroria të fillojë hetimet në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në FFK duhet të bëhet një auditim urgjent nga Zyra Kombëtare e Auditimi dhe një investigim ex oficio i Prokurorit të Shtetit.

Sipas tij, në FFK është shpenzuar pa kara paraja publike.

“Prokuroria e shtetit duhet me zbarku në FFK, ex oficio. Ngjyrat e kombētares kosovare (imazhi i shtetit) janë njollosun randë! Nga lloqi dhe papërgjegjësia! Me sjellje të papërgjegjshme të palëve, âsht damtu skajshëm besimi i lojtarëve kosovarë në FFK sa që shumica shikojnë kah kombëtarja shqiptare, kurse publikut i âsht zbehë besimi në këtë kombëtare. Rezultati i dobët në grupin ma të letë kualifikues (kur edhe Zvicra e Rumania vuenin ditët e tyne të zeza) duhej me e çu Agim Ademin në dorëheqje megjithë kryesinë e FFK-së dhe shtabin teknik megjithë drejtorin e kombëtares, 15 munuta mas lojës së pramshme, e trajnerin e kontrabânduar slloven Gliha në shkarkim, për veprime demotivuese në ekip e deklarata kontroverse. Por meqenëse në këtë vend askush nuk merr përgjegjësi për asgjâ, në FFK duhet me u bâ nji auditim urgjent nga Zyra Kombëtare e Auditimi dhe nji investigim ex oficio i Prokurorit të shtetit, pasi që shpenzimi i parasë publike (bâhet fjalë për miliona) âsht bâ pa karar, pa asnji investim kapital dhe infrastrukturor”, ka shkruar Matoshi.

Të ngajshme

Milaim Kelmendi, rizgjedhet edhe për katër vjet në krye të Federatës Skitare të Kosovës

KushtrimGuraj

Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të Azisë

Erzana Fazliu

Nisin punimet në stadiumin e parë të atletikës në Kosovë

KushtrimGuraj