Telenews

Ekskluzive: Ky është polici që u plagos nga hajnat që plaçkitën argjendarinë në Suharekë

 

 

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë një polic ka mbetur i plagosur.

Lexuesit kanë bërë me dije se polici që mbeti i plagosur është Florim Bytyqi.

Policia ka njoftuar se gjendja shëndetësore e zyrtarit policor që mbeti i lënduar është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi./Telenews/

Të ngajshme

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Valjeta Turkaj

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj