Telenews

Kushtetuesja vendosi për faljen e 100 eurove, reagon Murati

 

 

I pari i ministrisë së Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese e ka lënë në fuqi ligjin për faljen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza.

Të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza, dhe kjo gjë edhe u dëshmua tani.”, ka shkuar Murati.

Ai tha se tashmë qytetarët e kanë kuptuar se synimi i opozitës është bllokimi i shtetit.

Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit, qoftë edhe në kurriz të qytetarëve. Qytetarët do ta mbajnë mend këtë.”, ka shkruar tutje ministri./Telenews/

 

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu