Telenews

Super befasi: Ky është kandidati për selektor te Kosova e futbollit

Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja ka parakaluar të gjithë emrat në garë dhe shihet si kandidati kryesor për selektor të Përfaqësueses së Kosovës.

Siç raporton portali Telegrafi të enjten, arritja e marrëveshjes mes FFK-së dhe Dajës mund të ndodhë së shpejti.

“Por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të sezonit 2023/24”, raporton Telegrafi.

Gjatë ditës së mërkurë, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi t’i ndajë rrugët me përzgjedhësin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024.

Menjëherë pas lajmit të largimit të Glihas, filluan të qarkullojnë lajme me emra të ndryshëm të trajnerëve që pritet ta marrin drejtimin e Kosovës.

Ndër më të përfolurit ishin kroati Nenad Graçan dhe boshnjaku Blazh Slishkoviç.

Ilir Daja njihet për suksesin e madh me Ballkanin e Suharekës. Në dy sezonet e fundit i ka shpallur suharekasit kampion të Kosovës dhe janë në rrugë për të fituar edhe vitin e tretë radhazi.

Përveç kësaj, trajneri nga Shqipëria ka arritur të kualifikojë Ballkanin në dy edicione radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, teksa gjatë kohës së tij janë bërë edhe disa shitje të mëdha të lojtarëve vendor.

57-vjeçari i lindur në Tiranë ka drejtuar shumë klube të njohura në Shqipëri që nga viti 2005 si Elbasani, Dinamo Tirana, Besa e Kavajës, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari dhe Partizani.

Në Shqipëri, Daja ka fituar titullin me tri herë me tri skuadra të ndryshme. Me Elbasanin në sezonin 2005/06, me Dinamon në sezonin 2007/08 dhe Skënderbeun në sezonin 2017/18, ku e fitoi edhe Kupën.

Të ngajshme

Trump kërcënon me tarifa vendet që nuk pajtohen me Greenlandën

KushtrimGuraj

Rikthim sensacional? Vedat Muriqi gati të kthehet te Fenerbahçe

KushtrimGuraj

“Ai është një lider dhe lojtar shumë i veçantë”, ylli i Sunderlandit e ngrit në qiell Granit Xhakën

KushtrimGuraj