Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk e bën drejtor të Institutit të Mjekësisë Ligjore Naim Ukën.
Ajo është pyetur nga opozita pse Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka drejtor dhe funksionon me ushtrues detyre.
Haxhiu ka thënë se njëri prej personave që kanë pasur çelësin ku ruhen mostrat ka qenë i propozuar për drejtor të IML por pa u zbuluar se kush i ka vjedhur mostrat e Astrit Deharit nuk do të vazhdojnë me këtë proces.
“Sa i përket procedures së zgjedhjes së drejtorit, ka pasur edhe procedura më herët por që kanë dështuar sepse nuk ka pasur kandidatë të sukseshëm. Tani edhe njëherë nuk mund ta bëj drejtor dikeë që ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat. Në momentin kur do të sqarohet situata nga Prokuroria, nga Gjykata sigurisht që do të veprojmë. Do të shohim edhe mundësitë që ta adresojmë këtë prej procedurave tjera që të rishpalljes edhe njëherë të konkurs mirëpo i lëmë këto diskutime në Komisionin Hetimor”, tha ajo.

