Telenews

Kërkesa e Haradinajt pas paralajmërimit të Zelenskyt se Rusia mund të nis luftë në Ballkan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkon nga Kuvendi që të dalë me një propozim për Qeverinë që Kosova të kërkojë direkt anëtarësim në NATO.

Kjo deklaratë vije pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të jetë duke planifikuar të ndezë një luftë në Ballkan për të shkëputur vëmendjen nga lufta e saj e vazhdueshme me Ukrainën.

“Para pak ditësh në Kosovë qëndroi sekretari I NATO-s, Jens Stoltenberg. Para vizitës dëgjuam deklarime të udhëheqësve të shteteve që po përballen me agresionin rus që edhe Kosova edhe Ballkani rrezikohet. Mendoj që si Parlament mund ti marrim dy-tri vendime të shpejta për ta ndihmu vendin tonë në situatën që rrezikohemi. Parlamenti mund ta aprovojë një rezolutë që i kërkon Qeverisë që të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO-s direkt. Anëtarësim direkt në NATO. Parlamenti të dalë me këtë propozim për Qeverinë”, tha Haradinaj.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një shpërthim të tillë”, u tha Zelensky gazetarëve më 16 nëntor, sipas agjencisë së lajmeve Interfax në Ukrainë.

Të ngajshme

Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë

KushtrimGuraj

Komandanti i KFOR-it pret homologun nga NATO, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KushtrimGuraj

Aksident në aksin Ferizaj-Gaçkë, motoçikleta përfundon e përmbysur në mes të rrugës

KushtrimGuraj